Telegrafi

Samsung po përgatit ekranin mobil me 11K?

Sipas ETNews Korea thuhet se Samsung Display ka plane për zhvillimin e ekranit me 11K, të cilin do ta bëjë në bashkëpunim me qeverinë jugkoreane.

Lajmi është bërë i ditur nga Chu Hye Yong, drejtor ekzekutiv në Samsung Display Base Technology Department, gjatë fjalimit të tij në 10th Display Field National Research Development Business General Workshop, që është mbajtur së fundmi.

Super rezolucioni në ekranet e reja do të ketë densitet të pikselëve prej 2250PPI, apo katër herë më shumë sesa ekranet e dendura mobile që ofrohen në treg sot.

Ndër të tjera thuhet se zhvillimi i këtij lloji të ekranit cilësor tashmë ka filluar nga Samsung në bashkëpunim me 13 kompani tjera të jashtme, (Telegrafi)