Telegrafi

Samsung po e arrin Nokian

Samsung më herët ka publikuar se deri kah fundi i nëntorit të këtij viti ka shitur 300 milion copë telefona mobil, e dërgesat totale për këtë vit pritet të jenë 325 milion copë. Nga ana tjetër Nokia, e cila është ende prodhuesi udhëheqës i telefonave mobil, vitin e kaluar ka shitur 450 milion copë telefona mobil. Nokia për këtë vit ka paralajmëruar rënie të dërgesave, por nuk janë publikuar shifrat konkrete, kështu që vitin e ardhshëm Samsung mund të ndodhë ti afrohet, ose madje edhe të tejkaloj Nokian.

Sipas të dhënave të cilat ka publikuar IDC, Samsung gjatë çerekut të tretë ka shitur 23.6 milion copë telefona “të mençur” mobil, e dërgesat në krahasim me një vit më herët janë rritur për 223.3%. /Telegrafi/