Samsung ka punuar në ekranet e palosshme për mjaft kohë tani dhe vitin e kaluar, teknologjia më në fund bëri debutimin e saj në smartphone-in Galaxy Fold.
Deri më tani, nuk ka shumë kompani që vijnë përpara me pajisje të ngjashme, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.
Samsung Display ka njoftuar komercializimin e xhamit ultra të hollë që mund të përdoret në zhvillimin e telefonave inteligjentë me ekran të palosshëm.
Sipas Dennis Choi, nënkryetar i ekipit të marketingut të ekraneve telefonik në Samsung Display, “Zhvillimi i ekranit të ri jashtëzakonisht fleksibile UTG tani na mundëson të plotësojmë nevojat më të mëdha të klientëve.”
Është e paqartë se kush mund të kërkojë të blejë ekranet e palosshme të Samsung, por me vendosjen e ekraneve të palosshme Samsung në dispozicion të kompanive të tjera, kjo mund të sjell zhvillimin e pajisjeve të ngjashme.
Deri më tani, ekzistojnë katër kompani që kanë bërë (ose janë duke bërë) pajisje të palosshme.
Këtu përfshihen Samsung, Huawei, Motorola dhe Royole. /Telegrafi/