Telegrafi

Samsung përsëri humb nga Apple

Gjykata me bazë në Seul vendosi se produktet e Apple si iPhone 4S dhe iPhone 5, si dhe iPad 2 nuk i kanë cenuar patentat e Samsung që përfshijnë metodat e shfaqjes së mesazheve në ekran dhe disa nga karakteristikat e grupimit, njofton Reuters.

Gjykatësi tha se nuk do të ketë ndalim të pajijseve të Apple në tregun e Koresë së Jugut dhe hodhi poshtë kërkesat e Samsung për dëmshpërblim nga rivali i saj Apple.

"Ne jemi të kënaqur që gjykata koreane i është bashkuar gjykatave tjera rreth botës, për mbrojtjen e inovacionit, dhe i ka hedhur poshtë pretendimet qesharake të Samsung," tha Steve Park, zëdhënësi i Apple për Korenë e Jugut. / Telegrafi /