Samsung po ndan detaje të reja se si teston qëndrueshmërinë e Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3.
Sidoqoftë, është e paqartë saktësisht pse Samsung po e lëshon këtë informacion tani, veçanërisht duke pasur parasysh që të dy telefonat u lansuan në gusht.
Por kjo ndoshta na bën të mendojmë se mund të jetë një përpjekje “për të qetësuar frikën e shkaktuar” nga raportet e fundit të çarjeve në ekranet e Galaxy Z Flip 3.
Në një video të postuar në faqen e saj të internetit, Samsung tregon disa teste të ndara.
Njëri i ka telefonat në një dhomë mjedisore, ku Samsung teston telefonat në klimë të ndryshme për t’u siguruar që ata ende punojnë – një test tjetër i përfshinë telefonat në ujë – ndërsa në një tjetër palos të dy telefonat pa pushim.
Megjithatë, testet e Samsung të treguara të hënën nuk trajtojnë në mënyrë specifike çështjen pse ekranet Z Flip 3 duket se po plasariten.
Siç vënë në pah mediat, ka një numër në rritje të raporteve të plasaritjeve që shfaqen në mes të ekranit. /Telegrafi/