Site icon Telegrafi

Samsung përgatit modelin Wembley

Për fat të keq, ende nuk ka asnjë fotografi apo koncept të dizajnit për Samsung Wembley, mirëpo sipas Pocket Now thuhet se ky model i ri i telefonit posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3. 7 inç me Super AMOLED WVGA.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe procesorin me 1.5GHz,  kamerën e pasme me 5 mega-piksel, atë frontale për video-komunikim, ndërsa ky model do të vijë me Windows Phone 7.5 Mango.

Për momentin, asgjë nuk është thënë për çmimin e këtij modeli, si dhe nuk janë bërë publike fotot e mundshme, e as ato zyrtare për Samsung Wembley. / Telegrafi /
 

Exit mobile version