Telegrafi

Samsung përgatit modelin e ri të telefonit me ekran 5.5 inç

Sipas një listimi zyrtar të Samsung thuhet se modeli i ri i telefonit i koduar me shifrën SM-G430 është konfirmuar, dhe madhësia e ekranit të këtij modeli do të jetë me 5.5 inç.

Ekzistenca e Samsung SM-G430 më pas është konfirmuar edhe nga portali indian për importe dhe eksporte Zauba, i cili thotë se çmimi i këtij modeli do të jetë rreth 326 funta.

Karakteristikat e tjera të modelit të ri të telefonit të Samsung janë zbuluar aksidentalisht nga vetë faqja e Samsung.

Sipas informacioneve aktuale thuhet se Samsung SM-G430 do të ofrojë ekranin me 5.5 inç dhe rezolucion prej 1080 x 1920 pikselëve, Android 4.4.4 KitKat, si dhe procesorin 2.5GHz quad-core Qualcomm Snapdragon 801.

Megjithatë, për detajet tjera rreth këtij modeli është ende herët të flitet, mirëpo besohet se Samsung nuk do të kursehet në tentimin e saj për ta krijuar një model të avancuar, pas dështimeve me shitjet e telefonave të saj, në nivel global. (Telegrafi)