Telegrafi

Samsung përgatit linjën e re të telefonave – Galaxy O

Sipas një raporti të ri të publikuar nga SamMobile, gjiganti Korean është duke punuar në linjën e re të telefonave të saj të cilët do ti përkasin serisë Galaxy O.

Raporti përmend se Samsung është duke punuar në dy modele të reja të telefonave me numër serik SM-G550 dhe SM-G600, që do të lansohen si Galaxy O5 dhe Galaxy O7.

Sipas burimeve thuhet se këto modele do të jenë mesatare por me gjuhë të re të dizajnit sikurse linja Galaxy A. (Telegrafi)