Site icon Telegrafi

Samsung përgatit edhe serinë e telefonave Galaxy J, shfaqet modeli J1

Ndërsa tani telefoni më i ri që do ti shtohet listës së produkteve të Samsung do të jetë pjesë e serisë J. Është modeli Samsung Galaxy J1, që është parë në internet edhe në të kaluarën.

Madhësia e këtij modeli është e njëjtë me atë që ka rrjedh më herët, dhe raporti i ri pretendon se Samsung Galaxy J1 do të ofrojë ekranin me diagonalen prej 4.3 inç me rezolucion prej 800 x 480 pikselëve, procesorin 64-bit quad-core Marvell PXA1908 në 1.2GHz, 1GB RAM dhe 4GB.

Karakteristikat e tjera përfshijnë edhe kamerën e pasme me 5MP, të përparmen me 2MP, baterinë me 1,850 mAh dhe Android 4.4 KitKat. Telefoni pritet të vijë në variantet me LTE dhe LTE me SIM kartelë të dyfishtë. (Telegrafi)
 

Exit mobile version