Telegrafi

Samsung përgatit edhe Samsung Galaxy S4 Mini?

Sipas një raporti të fundit, thuhet se Samsung Galaxy S4 është në përgatitje nga kompania me emrin Project J, projekt i cili përfshin tri pajisje: Samsung Galaxy S4, Samsung Galaxy S4 Mini, dhe një pajisje tjetër mobile për të cilën nuk dihet asgjë për momentin.

Bazuar në pohimet e Sammobile, Samsung Galaxy S4 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.99 inç në teknologjinë AMOLED me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa Samsung Galaxy S4 Mini pritet të ketë ekran me diagonale prej 4 inç dhe rezolucion prej 1280 x 768 pikselëve. / Telegrafi /