Telegrafi

Samsung përgatit edhe një pajisje Galaxy për 15 gusht

Më saktë, data e lansimit të modelit të ri të telefonit ose tabletit Galaxy do të jetë 15 gusht, mirëpo Samsung nuk ka dhënë asnjë detaje se për çka bëhet fjalë.

Sipas Engadget, Samsung mund të lansojë Galaxy S Blaze Q, ose fabletin Galaxy Note 10.1, edhe pse pritet që gjatë të njëjtit muaj kompania të lëshojë në treg gjeneratën e dytë të fabletit të saj, Galaxy Note 2.

Përdorues të produkteve mobile të Samsung, cili është produkti i radhës të cilin dëshironi që Samsung ta lansojë në treg?