Telegrafi

Samsung përgatit edhe Galaxy S6 Plus!?

Samsung Galaxy S6 Plus me sa duket do të vijë me një ekran të madhësisë prej 5.7 inç me rezolucionin qHD prej 2560 x 1440 pikselëve.

Samsung Galaxy S6 Plus me sa duket do të vijë me Android 5.1.1 Lollipop dhe pajisja do të përmbajë ekranin e dyfishtë me skaje, ngjashëm sikurse Samsung Galaxy S6 Edge.

Ende nuk ka detaje se çfarë procesori do të vijë me fabletin e ri të Samsung, edhe pse pretendohet se do të jetë Exynos 7420 i cili është përdorur në Galaxy S6 dhe S6 Edge. Samsung Galaxy S6 Plus me siguri se do të vijë me 3GB RAM. (Telegrafi)