Telegrafi

Samsung përgatit edhe Galaxy S6 Active

Pamjet e publikuara tregojnë të dyja anët e paisjes, me logo të operaotit mobil amerikan AT&T, kamerën e tipit S6 Style dhe sensorin e rrahjeve të zemrës.

Prej këtyre informatave vizuele mund të shihet gjithashtu edhe sensori i gishtërinjve, si dhe pullat e tjera që i ngjajnë Galaxy S5 Active.

Galaxy S6 dhe S6 Edge nuk kanë pasur mbrojtës të ujit, përderisa Active duket se vjen me tiparin që e bën telefonin rezistent ndaj ujit, dhe me këtë e bën pajisjen edhe më atraktive.

Një tjetër veçanti e versionit të ri të telefonit të Samsung pritet të jetë edhe bateria më e madhe.

Bateria e re do të ketë 3500mAh, që i bie se është shumë më e madhe se e Galaxy S6, e cila ka bateri me kapacitet prej 2600mAh.

Përveç këtyre specifikave, seria e re e Samsung Galaxy do të sjell tipare dhe aplikacione të reja, të cilat vijnë në një model më të trashë të telefonit. (Telegrafi)