Gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut, Samsung, njoftoi të martën se fitimet e saj në tremujorin e parë u rritën pak, të nxitur kryesisht nga kërkesa e qëndrueshme për produkte nga kjo kompani gjatë pandemisë së Covid-19.
Në tre muajt e parë të këtij viti, fitimet e biznesit bazë u rritën 2.7 për qind më shumë, vlerëson Samsung.
Analistët e Koresë së Jugut prisnin që kompania të përfitonte nga aktiviteti i rritur për shkak të punës nga shtëpia, pasi kjo do të nxiste kërkesën për produkte të kësaj kompanie, transmeton Telegrafi.
Pandemia, nga ana tjetër, ka të ngjarë të ndikojë negativisht në biznesin e telefonave inteligjentë dhe pajisjeve shtëpiake të Samsung për shkak të mbylljes së përkohshme të fabrikave dhe dyqaneve me pakicë. /Telegrafi/