Telegrafi

Samsung, për tre muaj arrin 51 miliardë dollarë të hyra

Samsung ka realizuar një profit i cili ka arritur në 8.5 miliardë dollar, dhe sipas të dhënave të kompanisë, ky është tremujori më i madh për gjigantin e Koresë së Jugut, i cili edhe një herë më shumë u konfirmua si lider global në krijimin e telefonave mobil.

Siç dihet, Samsung ka pas një sukses të jashtëzakonshëm me linjën e saj të telefonave Galaxy, dhe modeli i fundit i telefonit të kësaj linje, Samsung Galaxy S4 besohet të ketë ndikuar dukshëm në arritjen e këtyre rezultateve të jashtëzakonshme. / Telegrafi /