Samsung ka qenë duke e zgjeruar sistemin e saj të pagesave mobile Samsung Pay këtë vit, sofuer ky që është në dispozicion në më shumë vende të botës tashmë.
Por tani duket se Samsung Pay do të vijë i para-instaluar në telefonat e rinj të Samsung që do të lansohen në vitin 2017. Platforma e pagesave sipas njoftimit do të jetë në dispozicion në të gjitha modelet e telefonave, duke përjashtuar modelet më të thjeshta.
“Ne kemi vendosur që ta para-instalojmë Samsung Pay në gjithë telefonat e Samsung Electronics që do të dalin vitin e ardhshëm.”
Samsung Pay është në dispozicion në shtatë vende në këtë moment, duke përfshirë SHBA, Spanjën, Brazilin, Singaporin, Australinë, Kinën dhe Korenë e Jugut.
Samsung është gjithashtu duke nisur atë në më shumë vende të reja deri në fund të këtij viti.