Site icon Telegrafi

Samsung paraqet aplikacionin për patentë për një telefon me ekran të dyfishtë

Një aplikim për patentë i paraqitur nga Samsung në Zyrën Botërore të Pronës Intelektuale, mund të na japë një të dhënë se çfarë drejtimi mund ta marrë Samsung me një telefon me ekran të dyfishtë.

Aplikimi i patentës është për një telefon të mençur i cili përmban një ekran të dytë transparent në pjesën e pasme. Kur fiket, ekrani i pasmë, nuk do të dallohej nga pjesa tjetër e panelit të pasmë të telefonit, raporton Phone Arena.

Në vitin 2018, ZTE lëshoi Nubia X me një ekran të përparmë LCD 6.26 inç me rezolucion 1080 x 2280. Kornizat u reduktuan përveç një pjese të vogël të pjesës së poshtme dhe të lartë, duke bërë që raporti trup-telefon të jenë 93.6 për qind, transmeton Telegrafi.

Foto nga aplikimi për patentë i Samsung

ZTE arriti që ta prodhojë këtë telefon për shkak se e eliminoi kamerën selfie. Prodhuesi në fakt kishte shtuar një ekran me rezolucion më të ulët OLED në pjesën e pasme.

Aplikimi për patentë i paraqitur nga Samsung duket se parashikon një ekran “always-on” për panelin e pasmë, ekran ky i cili mund të shfaq vetëm informacione të caktuara kur ju nuk jeni duke e përdorur pajisjen.

Ekrani mund të merr deri në 60 për qind të panelit të pasmë ku gjendet edhe kamera e trefishtë në skajin e sipërm të majtë të pjesës së pasme të telefonit. /Telegrafi/

Exit mobile version