Telegrafi

Samsung paralajmëron se profitet e tyre do të bien për 60%, pas dobësimit të kërkesës së tregut

Samsung po preket nga ftohja e kërkesës globale për telefona.

Gjigandi teknologjik i Koresë së Jugut tha të premten se pret që fitimi operativ për tremujorin e parë të bie 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kompania vlerësoi të premten se fitimi operativ për tre muajt e parë të vitit 2019 do të jetë gjithsej 6.2 won (5.4 miliardë dollarë), më i ulët se pritjet tashmë të ulëta të analistëve.

Kompania pret të raportojë një rënie të shitjeve prej rreth 14% kur të ardhurat e plota botohen më vonë në prill.

Tregu global për telefona u tkurr më shumë se 4% në 2018 dhe mund të tkurret përsëri këtë vit, sipas firmës hulumtuese të tregut IDC.

Një sërë faktorësh po dëmtojnë industrinë, duke tregjet  gjithnjë e më të ngopura, konsumatorët që zëvendësojnë më rrallë telefonat e tyre dhe frustrimin mbi çmimet në rritje. /Telegrafi/