Telegrafi

Samsung paralajmëron hetime për problemet me ekranin e Galaxy Fold (Video)

Dita e sotme, nuk ishte aspak e mirë për Samsung.

Telefoni i palosshëm i kësaj kompanie, Galaxy Fold është duke pasur probleme të shumta me ekran, derisa po testohet nga gazetarët e teknologjisë, transmeton Telegrafi.

Thyerja e ekranit në mes, është në qendër të këtyre problemeve të raportuara.

Pas disa orësh, që u shpërnda lajmi, Samsung ka lëshuar një komunikatë që paralajmëron hetime për këto probleme.

“Vetëm një numër i vogël i këtyre telefonave, iu janë dhënë gazetarëve për testim. Kemi marrë disa raporte, për disa prej ekzemplarëve që i kemi shpërndarë. Do t’i studiojmë të gjitha në detaje, për të kuptuar arsyen e vërtetë” thuhet në komunikatën e Samsung.

Sipas kompanisë, në disa telefona janë hequr pjesët e sipërme, gjë që ka ndikuar në thyerjen e ekraneve.

“Largimi i pjesës së sipërme mbrojtëse, ka shkaktuar thyerjen e ekranit, kjo shtresë duhet të qëndrojnë për ta mbrojtur atë” thuhet më tutje, duke mos u bërë e ditur nëse ia kanë larguar me qëllim.

Me gjithë këto probleme, Samsung konsideron ta shesë Galaxy Fold për 1,980 dollarë, pasi të prezantohet zyrtarisht më 26 prill. /Telegrafi/