Telegrafi

Samsung para Nokia’s në Evropë!

Mirëpo, në nivel global, Nokia ende është prodhuesi kryesor i telefonave të mençur mobil.

IDC ka publikuar rezultatet e kërkimit të saj të tregut, për tre-mujorin e parë të vitit, ndërsa në këtë raport del se Samsung është lider i tregut për Evropën Perëndimore.

Që nga tre-mujori i kaluar, pjesëmarrja e tregut të Samsung është rritur nga 29.1 në 29.3, ndërsa ajo e kompanisë Nokia ka rënë nga 32.7 në 27.9 për qind.

Sipas raportit të IDC’së, Apple është në vendin e tretë me 9.8 për qind, dhe kjo është një ngritje nga 6.9 për qind që kjo kompani kishte krahasuar me tre-mujorin e kaluar.

Në tregun evropian, Apple ka shitur 4.4 milionë iPhone, dhe kështu është shndërruar në lider të telefonave të mençur mobil. / Telegrafi /