Telegrafi

Samsung ofron pamjet e para të Galaxy S6

Nga këto pamje, Samsung ka ofruar një pamje fillestare por jo të detajuar të telefonit të saj më të ri, Galaxy S6.

Prej videos nuk jepen shumë detaje për gjeneratën e re të telefonit Galaxy, por ajo që shihet është se telefoni është shumë i hollë, mbase edhe më i hollë sesa iPhone 6.

Në mesazhin e videos thuhet "Unë jam krijuar nga gjërat e bukura që unë shoh përrreth, ato më formësojnë, prandaj unë jam galaksia e ardhshme."

Dhe nga ajo që është parë deri më tani mund të thuhet se Samsung është fokusuar në dizajn sa i përket modelit të saj të ri Galaxy S6, sepse telefoni pritet të vijë me trupin e hollë të mbështjellur nga metali. (Telegrafi)