Telegrafi

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

J.K. Shin, njëri nga bashkë-udhëheqësit ekzekutiv të firmës më të madhe në botë të teknologjisë për nga ana e të ardhurave, tha se versioni i shpejtë i Samsung Galaxy S4 do të shitet në Korenë e Jugut që nga fillimit i këtij muaji.

Samsung gjithashtu ka njoftuar se është në bisedime me disa nga operatorët mobil jashtë shtetit për ta marrë telefonin, edhe pse në këtë deklaratë kompania nuk tregoi se për cilët operatorë bëhet fjalë.

"Ne do të jemi të parët që do të lansojmë versionin e avancuar të telefonit të mençur 4G" tha Shin.

S4-shi i ri do të përdorë teknologjinë e avancuar LTE-Advanced 4G, një avancim nga modeli konvencional i njohur si 4G LTE. LTE-Advanced ofron transmetimin e të dhënave deri në dyfishin e shpejtësisë normale të 4G. Telefoni do të mbështetet nga çipat e Qualcomm.

Nëse shkarkimi i një filmi në 4G zgjat 3 minuta me 4G Advanced, përdoruesi do ta marrë atë film për pak më shumë se 1 minutë, tha Samsung. / Telegrafi /