Telegrafi

Samsung nxjerr tastjerën për tabletin Galaxy 10.1

Bëhet fjalë për një pajisje me 83 butona, e prodhur posaçërisht për tabletin e Samsung-ut. Tableti vihet në portën e tastjerës dhe të dyja pajisjet integrohen në një. Surpriza e kësaj tastjere është se ajo mund të kryejë edhe rolin e karikuesit për këtë Android.

Ky model ndodhet aktualisht në treg dhe mund të blihet për 79.9 $. /Telegrafi/