Telegrafi

Samsung nuk do t’i deaktivizojë Note 7 të shitura

Më herët ka gjatë këtyre ditëve ka qarkulluar lajmi se Samsung do të deaktivizoj pajisjet Galaxy Note 7 të cilat nuk janë kthyer për t’u zëvendësuar.

Ndërkohë sot, kompania koreane ka deklaruar për Android Central që nuk e ka ndërmend të deaktivizojë pajisjet të cilat nuk janë kthyer.

Samsung është në mes të tërheqjes së 2.5 milionë njësive Galaxy Note 7 të shitura.

Pajisjet janë duke u tërhequr për shkak të rrezikut potencial të zjarrit pasi që tashmë kanë marrë flakë një numër i vogël i këtyre pajisjeve.

Përkrah tërheqjes, Samsung ka ndaluar edhe shitjen e Note 7 derisa të përfundojë procesi i zëvendësimit.