Telegrafi

Samsung nuk do të jetë më lider global?!

Mirëpo, sipas një hulumtimi të ri nga Wedge Partners thuhet se prodhuesi i famshëm jug-korean e ka të rrezikuar pozitën e liderit, të cilën do t’ia zënë prodhuesit vendor të Kinës.

Në Kinë, telefonat të cilët kushtojnë prej 300 deri në 400 dollarë konsiderohen si produkte mesatare, ndërsa segmenti i telefonave të avancuar është krejtësisht i dominuar nga Samsung dhe Apple, Sony dhe markat tjera ndërkombëtare, thuhet në letrën e kompanisë e cila e ka kryer hulumtimin.

Megjithatë, firma hulumtuese thotë se brendet lokale sikurse Xiaomi, Lenovo, Huawei, ZTE, Coolpad, Meizu, Vivo dhe të tjerat e shohin segmentin e mesëm si të tyre, për dallim nga konkurrentët e tyre të mëdhenj të cilët modelet më të reja të telefonave i shesin me çmimi fillestar prej 700 dollarësh.

Analistët e kompanisë mendojnë se Lenovo do të jetë lider i tregut në Kinë, pasi që model ii tyre Vibe X pritet të marrë shumë treg, kryesisht për shkak të kostos më të ulët, me të cilën do të paraqitet në treg. Sipas tyre, pas Lenovos do të vijë Huawei si prodhuesi i dytë më i madh në Kinë. / Telegrafi /