Gjykatësi i atjeshëm, transmetojnë mediat italiane, morri vendimin që të ju ofroj mjaftë kohë palëve që të mbledhin dëshmitë dhe caktoi dëgjimin e radhës për 16 dhjetorë.
Deri atëherë Apple vetëm se do të nis me shitjen e iPhone 4S në atë vend.
Samsung ngriti paditë në Francë, Japoni dhe Australi, e në deklaratën e mëhershme nga kjo kompani thuhet se: “ Apple vazhdon në mënyrë të flagrante të shkel të drejtat e pronës intelektuale dhe vazhdon të përdorë teknologjinë tanë pa paguar ndonjë dëmshpërblim, ndërsa ne me ngul do të vazhdojmë të ruajmë pronën tonë intelektuale.”
Asnjë palë nuk u ka dhënë koment mediave pas vendimit të marrë në Milano. /Telegrafi/