Pas disa javëve të thashethemeve dhe informatave të rrjedhura, Samsung në eventin Unpacked më në fund prezantoi Galaxy Watch 5 me çmim 271 euro dhe Galaxy Watch 5 Pro me çmim prej 436 eurove.
Dhe ndërsa nuk kishte shumë surpriza, duket se kompania i morri për bazë kritikat në lidhje me jetëgjatësinë e dobët të baterisë së Galaxy Watch 4. Të dy orët e mençura Watch 5 dhe Watch 5 Pro tani kanë bateri me kapacitet më të madh, rimbushje më të shpejtë dhe qëndrueshmëri më të madhe, raporton The Verge.
Me serinë Galaxy Watch 5, Samsung edhe një herë po “lëkund” linjën e saj të orëve të mençura. Ndërsa seria e Galaxy Watch 4 e riemërtuan linjën kryesore të Galaxy Watch dhe Watch Active nga epoka Tizen, ngjarja këtij e prezanton një model krejtësisht të ri: Galaxy Watch 5 Pro, transmeton Telegrafi.
Teksa modeli me performancë pak më të ulët Galaxy Watch 5 është produkti fillestar më i shitur, modeli Pro është menduar që të jetë një version premium i cili synon entuziastët e aktiviteteve të jashtme.
Asnjëra nga modelet nuk e kanë kornizën ikonike rrotulluese të Samsung, megjithatë në fakt tani e kanë kornizën me prekje delikate. Për adhuruesit e kornizës fizike, Galaxy Watch Classic 4 do të mbetet si një opsion i mesëm në mes të Watch 5 dhe Watch 5 Pro.
Galaxy Watch 5 vjen me përmasat e 40mm dhe 44mmm ndërsa modeli Pro vjen me një përmasë të vetme 45mm. Të dy orët fuqizohen nga procesori i njëjtë Exynos W920 1.18GHz, me 1.5GB ram memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme. /Telegrafi/