Telegrafi

Samsung Nexus 10 të debutoj nga Google më 29 tetor

Në të njejtën ndodhi, pritet që kompania të shfaq edhe produkte tjera shtesë të bazuara në teknologjinë e Google. Një burim i ka thënë ueb sajtit The Next Web që Nexus 10 ishte parë në një video të inqizuar në takimet e brendshme të Google.

Në këtë video ishte thënë se produkti planifikohet të shfaqet për publik më datë 29 tetor. Nexus 10 pritet të ketë ekran 10.1 inç me rezolucion 2560×1600 dhe do të jetë i përdorshëm përmes sistemit operativ Android 4.2.

Ndër tiparet e reja të Android 4.2 është mundësia e përfshirjes së shumë llogarive për të mundësuar ndarjen e të dhënave. Softueri mundëson edhe opsionin panorama për fotografi.

Më herët është raportuar se Nexus 10 do të ketë procesor ARM Cortex-A15 nga Samsung si dhe kamerë 5megapiksel. Videoja e mbrendshme e kompanisë gjithashtu raporton se Google planifikon të shfaq edhe dy produkte tjera në po të njejtën ngjarje.

Nexus 7 me memorie të mbrendshme prej 32gb si dhe LG Nexus 4 janë pajisjet që do t’i shtohen listës së produkteve të reja të Google.

Siç ju kemi informuar edhe më parë, Nexus 4 pritet të ketë procesor quad-core (katër-bërthamor) 1.5 GHz Qualcomm Snapdragon, me 2gb RAM memorie dhe sistem operativ Android 4.2. /Telegrafi/