Por tani lajmi më i fundit është se Samsung do të fillojë më shitjen e Gear VR, që do të kushtojnë 200 dollarë – që është një çmim i ulët kur dihet se i synon adoptuesit e hershëm. Lansimi i kësaj pajisje që mundëson përjetimin e realitetit virtual pritet të bëhet muajin e ardhshëm.
Prototipi i Samsung, Gear VR ‘Innovator Edition", është vendosur të lansohet në dhjetor, siç edhe pritej për Samsung Galaxy Note 4, i cili vepron si ekran i pajisjes.
Kur Gear VR të lidhet me fabletin e ri të Samsung, dhe lentet e kufjes zgjatën dhe e rrisin ekranin për një fushë të gjerë të shikimit, efekti i dhënë do ta bëjë përdoruesin të ndjehet sikur është në një mjedis tre-dimensional, i cili do ta rrethojë përdoruesin.
Kufjet e realitetit virtual do të kushtojnë rreth 200 dollarë, dhe kur ato kombinohen me Bluetooth Gamepad, atëherë Samsung do ti tarifojë pajisjet me një çmim që arrin në 249 dollarë, deklaroi partneri i Samsung, Oculus VR, kompania që është blerë nga Facebook për 2 miliardë dollarë. (Telegrafi)