Telegrafi

Samsung ndalon Galaxy Alpha, në favor të telefonave më të lirë

Dhe tani, vetëm disa muaj pas prezantimit të linjës Alpha në treg, thuhet se e njëjta do të zëvendësohet nga modeli i fundit Galaxy A5, që do të pozicionohet si model që do ta përfaqësojë kompaninë Samsung në tregun e telefonave mesatar.

Sipas ET News thuhet se Galaxy A5, që është lansuar në Kinë muajin e kaluar, do të lëshohet edhe në Korenë e Jugut, si një përpjekje e re e Samsung për ta ri-organizuar tregun e telefonave të saj të mençur.

Galaxy A5 që sjell ekranin me diagonalen prej 5-inç do të jetë vazhdimësi e filozofisë së dizajnit të modeleve Alpha, me koncentrim më të madh në hollësi dhe konstruksion më cilësor të metalit, por me karakteristika më mesatare për çmim final që do të arrijë përafërsisht në 360 dollarë.

Raporti thotë se A5 do të zbarkojë në vendin e origjinës së Samsung në janar ose shkurt, ndërsa Galaxy Alpha nuk do të prodhohet më, pas shitjes së stokut aktual. (Telegrafi)