Telegrafi

Samsung “ndalon” depërtimin e Apple në Indi

Plani i Apple për të shitur iPhone të përdorur në Indi për të sjellë klientët e rinj në ekosistemin e Apple është pritur me kundërshtime të forta, raporton Bloomberg.

Një grup i sapo-formuar lobimi i ka dërguar një letër qeverisë indiane, me të cilën ka kërkuar mohim të miratimit zyrtar ndaj Apple.

Njëra nga grupet e kompanive që e përbëjnë këtë këshillë është edhe rivali direkt i Apple, Samsung.

Shpresa afatgjate e Apple është që Indinë ta kthejë në një treg të madh sikurse Kinën – vend me popullsinë e madhe në zhvillim dhe me potencial të madh, ndërsa klasa e mesme është në rritje.

Tani për tani, këto plane të Apple janë në fillimet e tyre, pasiqë pjesëmarrja e tregut të Apple është në më pak se dy për qind.

Ndërsa interesi në iPhone SE është i fortë në Indi, depërtimi i Apple në këtë treg do të ketë ndikim të kufizuar në treg, sepse 80% e telefonave të mençur kushtojnë më pak se 150 dollarë.