Site icon Telegrafi

Samsung mund të përjetoj zbritje të profitit prej 56%, nga viti i kaluar

Samsung ka njoftuar raportin e tyre të fitimeve për tremujorin e dytë që përfundoi në qershor. 

 

Të ardhurat tregojnë se fitimet e Samsung u përgjysmuan nga viti i kaluar dhe sipas analistëve kjo ishte për shkak të një dobësimi të vazhdueshëm në çmim dhe një kërkesë më të ulët për procesorë memorie.

 

Në një kthesë pozitive për Samsung, përafërsisht 6.5 trilion won korean ishte fitimi operativ i konsoliduar, më lartë se një vlerësim i industrisë që priste që shifra të jetë 6 trilionë won.

 

Ndërsa Samsung janë të njohur kryesisht për telefonat e tyre, firma gjithashtu prodhon pjesë të ndryshme të pajisjeve, duke përfshirë DRAM dhe NAND. 

 

Samsung mbështetet në të dyja këto tregje për të kthyer fitimet, por për 18 muajt e ardhshëm ose më shumë, kërkesa dhe çmimi për këto produkte mund të mbeten të ulëta, sipas firmës hulumtuese Evercore.

 

Rënia në fitime nuk është e re për Samsung, në tremujorin e parë kompania raportoi një fitim operativ prej rreth 6.2 trilionë won, poshtë nga 15.64 trilionë një vit më parë, që është një rënie prej 60%. 

 

Duke pasur parasysh parashikimin e Evercore në lidhje me tregun e kujtesës, nuk ka gjasa që Samsung të kthehet në vlerën e fitimeve që po shihte në 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version