Kohët e fundit është raportuar se OPPO mund të punojë në një telefon që mund të shfaqë 10x zmadhim. Më parë kompania kishte lansuar një telefon që ishte i aftë të zmadhojë 5x pa humbje, kështu që 10x është mjaft hap i madh përpara. Megjithatë duket se në të ardhmen OPPO mund të ketë nevojë të fillojë të gjejë një furnizues të ri.
Kjo është për shkak se sipas thashethemeve, Samsung mund të jenë të interesuar në blerjen e Corephotonics, një kompani izraelite e cila ishte në të vërtetë përgjegjëse për të ndihmuar OPPO të zhvillojë modulin e saj të zmadhimit 5x pa humbje. Me sa duket, kjo blerje do t’i lejojë Samsung-ut të rrisë portofolin dhe tiparet që ofrojnë telefonat e tyre.
Momentalisht, produkti më i fundit i Corephotonics është një aparat fotografik i aftë për zmadhim prej 25x, gjë që është në të vërtetë shumë inovative.
Nuk dihet kur Samsung planifikon të mbyllë këtë marrëveshje ose nëse të dyja kompanitë aktualisht janë në bisedime pasi që asgjë zyrtare ende nuk është thënë, prandaj ndoshta është më mirë që lajmi të merret me një dozë dyshimi, tani për tani.
Ndërkohë që telefonat e Samsung kanë qenë të njohur për të shkrepur fotografi cilësore mjaft të mira, kompani të tjera si Google dhe Huawei kanë arritur të zënë hapin në mënyra shumë të rëndësishme, kështu që vendimi i Samsung për të mbështetur përpjekjet e tyre në kamera ka kuptim. /Telegrafi/