Lajmëtari i besueshëm i teknologjisë Evan Blass ka shkruar në Twitter një pretendim se Samsung po konsideron bashkimin e telefonave të tyre Galaxy S dhe Note.
Burimi i tij pretendon se kompania po rimendon markën e të dy linjave, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh se sa të ngjashme janë S10 dhe Note 10 – veçanërisht duke pasur parasysh futjen e një modeli më të vogël Note 10 këtë vit.
Galaxy Note ka qenë gjithmonë versioni më i madh, më i mirë i linjës.
Përveç Note 7 që kapi (fjalë për fjalë) zjarr, Note ka pasur gjithmonë një dizajn industrial, një ekran më të madh dhe, natyrisht, stilolapsin S Pen.
Por me Note 10 Samsung lëshoi për herë të parë dy madhësi dhe hoqi prizën e kufjeve në të.
Note 10 Plus është Note i vërtetë këtë vit, por tregon se të dy linjat janë më afër se kurrë më parë.
Siç thekson Blass, Samsung shpreson që Galaxy Fold të fillojë të bëhet një lansim i rregullt, kështu që lansimi në shkurt i Galaxy S11 mund të përfshijë një version Note me një S Pen.
Ose mund të jetë Galaxy One, pasi Blass vë në dukje se planet janë “të rrjedhshme dhe eksperimentuese”. /Telegrafi/