Linja e telefonave të Samsung është dominuar së fundmi nga Galaxy S8 dhe Galaxy S8+. Përderisa telefonat e rinjë premium të kompanisë vazhdojnë të marrin suksese për dizajnin dhe performancën, një përditësim i rëndësishëm i një telefoni tjetër të kompanisë është vërejtur në faqen kineze të çertifikimit, TENAA.
Sipas raporteve, Samsung së shpejti do të zbulojë modelin SM-C9008, një përditësim i versionit Galaxy C9 Pro të vitit të kaluar.
Modeli i ri do të sjell hapësirë ruajtëse prej 128GB, RAM memorie prej 6GB dhe bateri me kapacitet prej 4000 mAh.
Galaxy C9 Pro është në shitje që nga viti i kaluar. Telefoni i përket territorit të fabletëve, me ekran Full HD AMOLED prej 6 inçëve.
Edhepse dizajni i kësaj pajisje i përket modeleve më të vjetra, pjesa e brendshme nuk është asgjë për t’u nënvlersuar.
Modeli është i pajisur me procesorin Snapdragon 653, RAM memorie prej 6GB dhe hapësirë ruajtëse prej 64GB.
Sipas TENAA, modeli i ardhshëm do të vijë vetëm në dy ngjyra: të zezë dhe të artë.