Telegrafi

Samsung me “ushtri” për pushtimin e Android

Kjo, pasi që Samsung i ka bërë publike planet e saj për sistemin e saj operativ, Tizen, në të cilin do ta prezantojë modelin e saj të parë të telefonit në fillim të vitit të ardhshëm.

Me platformën e saj të re mobile, Samsung synon që të bëhet lojtar i fuqishëm në Lindjen e Mesme, dhe më pas ta shtrijë atë edhe në vendet tjera të mëdha, ndërsa zhvillimi i mëtutjeshëm i këtij sistemi operativ, natyrisht se i ndihmon përpjekjet e saj.

E udhëhequr nga Samsung dhe Intel, Tizen Association ka thënë se ka arritur që të nënshkruajë marrëveshje me 36 partnerë të rinj “nga gjithë segmentet e industrisë mobile dhe ekonsistemet e pajisjeve të lidhura” për t’i ndihmuar platformës së saj të zhvillohet më tutje.

Në mesin e partnerëve të Tizen përfshihen edhe emra të mëdhenj të industrisë, si: eBay, Konami, McAfee, Panasonic, Sharp dhe TrendMicro. / Telegrafi /