Telegrafi

Samsung me telefon të avancuar në Tizen

Sipas një raporti të fundit thuhet se Samsung ka plane për ta lansuar një model të avancuar të Tizen që do të vijë në vitin 2016, megjithëse ende nuk ka detaje mbi specifikat e telefonit.

Sistemi operativ, Samsung Tizen OS kohët e fundit e arriti edhe rivalin e BlackBerry si platforma e katërt më e madhe mobile në tremujorin e tretë dhe kjo mund të jetë një arsye pse Samsung mendon se është koha e duhur për të nisur një pajisje të avancuar në këtë linjë.

Do të jetë interesante të shihet se me çfarë modeli do të vijë Samsung për Tizen, dhe sa do të mund ta rrisë sistemin e saj operativ. (Telegrafi)