Telegrafi

Samsung me tabletë të rinj që ngjajnë me iPad të Apple

Më saktë bëhet fjalë për modelin e ri të tabletit dhe linjës Galaxy Tab A, e cila ofron tri variante të tabletëve, duke përfshirë edhe një që vjen me lapsin digjital.

Përkundër karakteristikave të njohura, ajo që i dallon këto modele të reja të tabletëve të Samsung janë ngjashmëritë me tabletin e rivalit të saj kryesor, Apple dhe tabletit të saj të famshëm iPad.

Janë dy modele të Galaxy Tab A. Njëri prej tyre vjen me ekranin prej 8.0-inç ndërsa tjetri me ekranin prej 9.7 inç.

Të njëjtit janë të mbështetur nga procesorët 1.2 GHz quad-core Qualcomm dhe 64-bit Snapdragon 410. Por në këto modele vjen vetëm 1.5 GB RAM dhe 16 GB memorie, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB.

Seria e tabletëve Galaxy Tab A do të fillojë të shitet në SHBA duke filluar nga data 1 maj, dhe do të jetë në dispozicion nga dyqanet si Best Buy dhe Amazon.

Çmimi për variantin e parë do të fillojë prej 229,99 dollarë, ndërsa për të dytin do të jetë 299,99 dollarë përkatësisht. (Telegrafi)