Telegrafi

Samsung me tablet prej 135 dollarëve?

Dhe tani, për të konkurruar me rivalët e saj të rëndësishëm me tabletët Android, Samsung është duke planifikuar të debutojë me një model edhe më të lirë të tabletit të këtij rangu.

Sipas SamMobile thuhet se Samsung është duke u përgatitur ta lansojë modelin e ri të tabletit Galaxy Tab 3 Lite, të cilin kompania jugkoreane do ta shesë për 135 dollarë, duke e bërë këtë modelin më të lirë të tabletit të prodhuar nga kompania.

Edhe pse nuk dihet ende se çfarë karakteristika do të përmbajë tableti i ri i Samsung, sipas SamMobile thuhet se do të ofrojë performanca të mira, dhe se tableti do të ofrohet edhe në versionin 3G dhe atë WiFi. / Telegrafi /