Telegrafi

Samsung me Super-AMOLED në tabletët e rinj

Të tri modelet e reja do të sjellin mbështetjen për rrjetin 3G dhe WiFi, edhe pse kur përmendet rrjeti 3G, Samsung me siguri se nënkupton 3G + LTE.

Tabletë e rinj të Samsung do të vijnë me rezolucionin WQXGA (2,560 x 1,600 piksel), edhe pse të gjitha modelet do të kenë madhësi të ndryshme të ekranit.

Modeli i parë i tabletit është Samsung T801/T800 "Chagall", i cili pritet të quhet Galaxy Tab S. Ndërsa, ekrani Super AMOLED është i listuar si 10.x" mirëpo nga informacionet e mëparshme dihet se do të jetë me madhësi prej 10.5". Më pas është tableti Samsung T701/T700 apo "Klimt", me 8.x" Super AMOLED. Madhësia e saktë e ekranit pritet të jetë me 8.4".

Sipas AnTuTu, thuhet se tabletët do të përfshijnë çipat Exynos 5 me katër nërthama Cortex-A15 (1.9GHz) dhe katër bërthama Cortex-A7 (1.3GHz), bashkë me hexa-core Mali-T628 GPU, ndërsa RAM-i 32-bit dual-channel 933MHz LPDDR3e RAM siguron multi-tasking pa asnjë problem. Kamera e pasme e tabletëve pritet të jetë me 8MP dhe ajo e përparme me 2MP, si dhe skenerin e gishtërinjëve.

Versioni premium i tabletit pritet të jetë Samsung T911/T910 "Ëarhol", me madhësi të ekranit prej 13.3" dhe i njëjti do të hyjë në linjën e produkteve PRO, përkatësisht tableti pritet të emërtohet Galaxy Tab Pro, dhe i njëjti do të sjell Android 4.4 KitKat me ndërfaqen e fundit të Samsung. /Telegrafi/