Telegrafi

Samsung me linjë të re të telefonave të mençur

Disa prej tyre janë pajisje të njëjta me emra të ndryshëm dhe të çuditshëm që dallojnë nga një operator tek tjetri. Por me sa duket, kjo gjë tani do të ndryshojë. Sipas një raporti të ri thuhet se Samsung do ta prezantojë një linjë të re të telefonave të mençur që do ta mbajë një emër të ri të pajisjeve që do ti ofrojë në treg.

Tashmë Samsung është duke u munduar ta bëjë dallimin mes pajisjeve, përmes lansimit të serisë A të telefonave të saj, sikurse me modelet e fundit A3 dhe A5. Gjithsesi se një strategji e tillë do ti bëjë gjërat më të lehta për përdoruesit e saj, të cilët mbase do t’i dallojnë më lehtë telefonat e Samsung.

Për më shumë, Samsung thuhet se është duke punuar në një model të ri të telefonit të avancuar, i cili do të ri-dizajnohet tërësisht nga modelet ekzistuese. Edhe pse është prodhuesi kryesor në botë, fitimet e Samsung kanë filluar të bien, pasi që tregu i telefonave gjithnjë e më shumë po bëhet edhe më konkurrues. (Telegrafi)