Site icon Telegrafi

Samsung me kampus 300 milionësh në Luginën e Silikonit

Thuhet se Samsung është duke punuar me kompaninë NBBJ për ndërtimin e zyrave të saj kryesore, të cilat kompania i ka quajtur “American HQ”, dhe në fotografi mund të shihet plani i kampusit të Samsung, i cili do të jetë në vendin ku janë të grumbulluara kompanitë më të mëdha të teknologjisë, dhe inxhinierët, zhvilluesit më të talentuar. 

Kampusi 300 milionësh i Samsung do të jetë një ndërtesë 10 katëshe, e cila do të mundësojë ndërveprimin e punëtorëve të kompanisë dhe vizitorëve të jashtëm.

Njësoj sikurse Google, edhe Samsung është duke munduar të tërheq talentin e teknologjisë përmes krjimit të kushteve dhe kulturës së mirë për punë në kompani. / Telegrafi /
 

Exit mobile version