Telegrafi

Samsung me dy versione të Galaxy S6, njërin me ekran në tri anë

Në raportin e Bloomberg thuhet se Samsung do të ofrojë dy versione të reja të gjeneratës së re të telefonit të saj Galaxy, të cilët do t’i shfaq në muajin e ardhshëm, duke përfshirë edhe një model me ekranin që mbulon tri pjesë.

Ndërsa varianti i dytë që do të zbulohet në Kongresin Botëror Mobil në Spanjë do të ketë vetëm një ekran në pjesën e përparme.
Edhe disa raporte të mëhershme kanë sugjeruar se Galaxy S6 do të vijë me ekran të lakuar në njërën anë, sikurse versioni i mëparshëm i Edge, por ka edhe raporte të ngjashme me atë të Bloomberg që thonë se modeli i ri i telefonit Galaxy do të jetë edhe në variantin e ekranit të lakuar në të dyja anët, siç pretendon edhe Bloomberg.

Samsung është duke luftuar për të konkurruar me modelet e reja të iPhone nga Apple në një anë dhe konkurrentët e tjerë kinez sikurse Huaëei dhe Xiaomi, nga ana tjetër.

Sipas disa specifikave që kanë rrjedhur online për Samsung Galaxy S6 thuhet se telefoni i ri i kompanisë jugkoreane do të vijë me procesorin 64-bit octa-core Samsung Exynos 7420, ARM Mali-T760 GPU a Quad HD (1440 x 2560) ekranin 5.5-inç, 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme, kamerën kryesore me 20MP, 5MP kamerën e përparme dhe shumë specifika tjera të avancuara. (Telegrafi)