Telegrafi

Samsung me akuza të reja për iPhone 5 të Apple

Përderisa dy kompanitë, së fundmi kanë mbyllur rastin gjyqësor ku Apple doli fitmitare, kjo lëvizje nga Samsung është pjesë e një raundi të ri. Në çështjen e dytë, Apple akuzon më shumë se 20 pajisje të Samsung, duke përfshirë Galaxy S III dhe Galaxy Nexus, për shkelje të ndryshme të patentave.

Në anën tjetër, Samsung gjithashtu akuzon Apple për shkelje duke pasur objektiv iPhone, iPad dhe iPod touch. Në dorëzimin e ri gjyqësor, Samsung akuzon iPhone 5 për shkelje të patentave të njejta me ato të pajisjeve të kaluara: patentat rreth rrjetit 3G dhe patenta për tipare tjera specifike.

Megjithatë, akuzat janë në fazën fillimtare dhe nuk kemi arsye të mendojmë se kompania nuk mund të fus kërkesat e saj kundër iPhone 5, por kjo nuk do të jetë e mundur derisa dy palët të mbajnë seancë gjyqsore me gjyqtarin e caktuar më 6 nëntor. /Telegrafi/