Site icon Telegrafi

Samsung mbyll fabrikën pasi punëtori testohet pozitiv për coronavirus

Samsung tashmë është goditur nga pasojat e koronavirusit pasi kompania fajësoi virusin në performancën e dobët të shitjeve të linjës së saj të fundit të gjeneratës Galaxy S20.

SARS-CoV-2 goditi përsëri kundër Samsung  pasi gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut duhej të mbyllte një nga fabrikat e saj për shkak të një punëtori që  u vërtetua pozitiv për koronavirus.

Fabrika ndodhet në Gumi, në afërsi të Daegu, epiqendra e shpërthimit të virusit në Korenë Jugore.

Fabrika do të rihapet të martën pasi objekti  ku punonjësi i infektuar ka punuar do të dezinfektohet, dhe të gjitha masat e sigurisë do të jenë marrë.

Sipas disa raporteve, fabrika Gumi është ajo e cila është kryesisht përgjegjëse e prodhimit të Galaxy Z Flip, që po funksionon me të vërtetë mirë në treg, në krahasim me homologët jo të palosshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version