Telegrafi

Samsung mbetet lider global, por me rënie të madhe!

Gjatë tremujorit të tretë të vitit, Samsung ka shitur 73.2 milionë telefona të mençur mobil në mbarë botën, duke i dhënë kompanisë 24,4 për qind të pjesë të tregut, njoftoi kompania e njohur e hulumtimeve Gartner.

Ndërsa, gjatë të njëjtës periudhë në 2013, Samsung kishte shitur 80.4 milionë njësi të telefonave të mençur dhe pati marrë 32,1 për qind të tregut global.

Problemet e Samsung nuk kanë ndodhur për shkak të një tregu të trazuar të telefonave të mençur mobil. Krejt të kundërtën, i tërë tregu kishte një rritje nga 250.3 milionë njësi sa ishin shitur në 2.013, në 301 njësi të telefonave në vitin 2014.

Apple ishte në mesin e fituesve të mëdhenj në tremujorin e tretë, me shitjet në rritje nga 30.3 milionë njësi sa kishte vitin e kaluar në 38.2 milionë këtë vit. (Telegrafi)