Telegrafi

Samsung liron telefonat para fillimit të shitjes së iPhone

Gjiganti korean tashmë e ka liruar koston e Galaxy S6 edge+ për 150 funta, dhe tani ky model kushton £599 në variantin me 32GB memorie.

Kjo e bën telefonin e famshëm të Samsung për 20 funta më të lirë sesa modeli i 16GB iPhone 6s Plus.

Samsung e ka liruar edhe koston për S6 edge, i cili tashmë kushton 619.

Telefoni me dy skajet e lakuara nga Samsung e ka fituar titullin si telefoni më i mirë nga T3 për vitin 2015, ndërsa duket se i njëjti do të vazhdojë të marrë edhe çmime tjera deri në fund të vitit. (Telegrafi)