Telegrafi

Samsung, lider edhe në Kinë!

Gjiganti korean i teknologjisë pothuajse ka trefishuar shitjet e saj në tregun më të madh të telefonave të mençur gjatë vitit 2012, duke shitur mbi 30.06 milionë njësi, një rritje kjo prej 10.9 milionë njësive sa kishte shitur një vit më parë. 

Sipas Strategy Analytics, Samsung tani mban 17.7 për qind të tregut të telefonave mençur në Kinë, një rritje marramendëse kjo e kompanisë koreane, e cila në vitin 2009 për herë të parë kishte depërtuar në tregun kinez.

Pas Samsung, është prodhuesi kinez i telefonave – Lenovo mori vendin e dytë me 13.2 për qind, të tregut, ose katër për qind më shumë se sa në vitin 2011, ndërsa Apple doli i treti me 11 për qind të tregut, e ndjekur nga Huawei me 9.9 për qind. / Telegrafi /