Fatkeqësisht, ende nuk janë dhënë karakteristikat tjera të këtij modeli futuristik të televizorit, mirëpo ajo që tashmë duket është se ky prototip i televizorit nga Samsung përmban LED ekran (C9000), ndërsa thuhet se ky model gjithsesi do të përfshijë edhe funksione të avancuara për televizorët, si lidhje Wi-Fi, aplikacione të ndryshme sikurse në telefonat e mençur mobil, dhe kontroll përmes ekranit të ndjeshëm në prekje.
Përveç kësaj, ky model do të paraqes edhe përmbajtje të njohur si Live TV përmes internetit, bashkë me formatin Full HD në 240Hz.
Gjithashtu pritet që Samsung të prezantojë edhe linjën e saj të televizorëve – Series 7, në të cilën përfshihen modele të ndryshme 3DTV, ndërsa të gjitha modelet e reja të këtij prodhuesi pritet të prezantohen në panairin e teknologjisë konsumuese – CES 2011. /Telegrafi/