Telegrafi

Samsung lanson Smartphone Gamepad

Për dallim nga gamepad’ët e tjerë në treg, Smartphone GamePad nga Samsung mundëson ngjitjen e çdo pajisje të mençur mobile në të, duke filluar prej atyre me diagonale të ekranit prej 4 inç e deri tek ato me ekran prej 6.3 inç, ndërsa çiftëzimi i pajisjeve mund të bëhet edhe me Bluetooth.

Pajisjet e linjës Samsung Galaxy të cilat bazohen në Android 4.3 Jelly Bean, sikurse Galaxy Note 3, Note 2, Galaxy S4 dhe Galaxy SIII, mund të qasen në më shumë funksione dhe lidhjen NFC dhe qasje më të shpejtë në butonin “Play”.

Përdoruesit mund ta lidhin pajisjen e tyre Galaxy me TV përmes kabllos HDMI apo përmes AllShare Screen Mirroring. Smartphone GamePad vjen me 8-way D-Pad, dy kontrollorë, katër butonë aktivë, butonat Select dhe Start, dhe Play. / Telegrafi